Détails des services supplémentaires
Détails des services supplémentaires

Dërgim me postë tek aplikuesi të aplikimit/pasaportës pas ardhjes nga Zyra Kanadeze e Vizave
€17.45
Dorëzoni dokumentet tuaja shpejt dhe drejtpërdrejt në shtëpinë ose zyrën tuaj.
Të sigurt, të shpejtë dhe të përshtatshëm - ne do të organizojmë kthimin e dokumenteve dhe pasaportave tuaja drejtpërdrejt tek ju, në një kohë dhe vendndodhje të zgjedhur nga ju.
Kurseni kohë dhe shpenzime udhëtimi, pa pasur nevojë të organizoni vizita të shumta në Qendrën e Aplikimit për Vizë.

Fotokopje
€0.15
Kurseni kohë dhe mbroni dokumentet tuaja të vlefshme dhe origjinale përmes shërbimit të Fotokopjes.
Cilësia e fotokopjes së dokumentave tuaja është tejet i rëndësishëm për aplikimin tuaj dhe me shërbimin tonë të Fotokopjes, ju mund të jeni të sigurt që dokumentat tuaja janë gati për aplikimin tuaj për vizë.
Në Qendrën e Aplikimit për Vizë, ne ofrojmë paisje të shpejta fotokopjuese, shumë efikase që punojnë me letër të cilësisë së lartë.
Procesi i fotokopjimit është i shpejtë, i thjeshtë dhe me çmime të përballueshme.
Shërbimi i fotokopjes ofrohet nga Qendra e Aplikimit për Vizë për çdo individ që paraqitet gjatë procesit të aplikimit në qendrën tonë.

Printime
€0.35
Mbështesni aplikimin tuaj për vizë përmes dokumentave të printuara me cilësi të lartë.
Në Qendrën e Aplikimit për Vizë u ofrojmë printim cilësor, pavarësisht nëse ju duhet një formular apo dokument mbështetës.
Cilësia e lartë e bojës dhe e letrës, të paisjeve të printimit u mundësojnë që dokumentat tuaja të jenë të pastra, të lexueshme dhe gati për tu dorëzuar , duke përmbushur plotësisht standardet sipas kërkesave të aplikimit për vizë.
Shërbimi i printimit ofrohet nga Qendra e Aplikimit për Vizë për çdo individ që paraqitet gjatë procesit të aplikimit në qendrën tonë.

SMS
€2.30
Qëndroni të përditësuar lidhur me mbarëvajten e aplikimit tuaj, përmes dërgimit të rregullt të SMS.
Shërbimi SMS ju mban të përditësuar gjatë gjithë kohës duke ju dërguar mesazhe automatike në telefonin tuaj në momentet kryesore të procesit të aplikimit.
Kjo nënkupton që të mos shqetësoheni në asnjë moment, të mos keni periudha të gjata të paqarta apo pikëpyetje lidhur me statusin e aplikimit tuaj.
Lutemi vini re
Momentalisht, këto përditësime mundësohen vetëm në gjuhën angleze.
Këto shërbime shtesë mund të përdoren gjatë aplikimit tuaj për vizë