Pyetjet më të shpeshta
Pytjet më të shpeshta
Qendra e aplikimit për vizë kanadeze
Çfarë është Qendra e Aplikimit për Vizë Kanadeze (QAVK)?
Qendrat e Aplikimit për Vizë Kanadeze janë krijuar për të ofruar mbështetje administrative për klientët që të dorëzojnë me sukses aplikimet për të gjitha kategoritë e përkohshme të qëndrimit (viza turistike, leje studimi e pune) dhe aplikimet për dokumente udhëtimi për zyrat e Nënshtetësisë dhe Imigracionit Kanadez në mbarë botën.
Cili është kontraktori i QAVK-së në Kosovë?
VFS Global është një kompani private e aurotizuar nga Shërbimi i Nënshtetësisë dhe Imigracionit Kanadez (IRCC) për të administruar Qendrën e Aplikimit për Vizë Kanadeze në Kosovë. Qendra e Aplikimit për Visa drejtohet nga Organizata Ndërkombëtare e Migracionit (IOM) në partneritet me VFS Global.
A mund të caktoj një takim emergjence?
Kriteret për një takim emergjent janë:
- Vdekja e një pjestari familjar me rezidencë në Kanada
- Sëmundje kritike e një pjestari familjar me rezidencë në Kanada
Pjestarë familjarë do të quhen:
bashkëshkorti/ja apo bashkëjetuesi/ja
fëmijët që janë në varësi të prindërve
fëmijët e fëmijëve që janë në varësi të prindërve
prind ose njerk
kujdestar ose tutor
Aplikantët që kërkojnë takime emergjente me qëllim dhënien e të dhënave biometrike duhet të kenë një nga dokumentet e mëposhtëm për të vërtetuar emergjencën e tyre në momentin që paraqiten ditën e takimit në QAV:
- Çertifikatë Mjeksore/Vdekje
- Letër nga qendra apo nëpunësi Mjeksor
- Letër nga Shtëpia Funerale
Lutem kini në vëmendje se QAV do të raportojë te IRCC gjithë aplikantët që nuk paraqesin dokumentacionin që vërteton emergjencën ditën e takimit emergjent në QAV. IRCC mund ta marrë në gjykim një informacion të tillë teksa shqyrton aplikimin. Një takim emergjent për të dhënat biometrike nuk ndikon në kohën e shqyrtimit të aplikimit apo përgjigjen nga ana e IRCC. Lutem kini në vëmendje se caktimi i takimeve emergjente për të dhënat biometrike nuk mund të lihen përmes sistemit online. Për të caktuar një takim emergjent për të dhënat biometrike, lutemi telefononi Qendrën e Kontaktit të QAV ose vizitoni personalisht QAV. Kliko këtu për të Lenë një Takim.
Proçesi i aplikimit
Ku duhet ta dorëzoj aplikimin për vizë?
Ju mund ta dorëzoni aplikimin tuaj në Qendrën e Aplikimit për Vizë Kanadeze. Aplikimet mund të dorëzohen edhe në IRCC, qoftë në zyrën e vizave kanadeze jashtë apo duke përdorur sistemin e aplikimit në internet të IRCC-së (E-Apps).
Mund ta dorëzojë dikush tjetër aplikimin në emrin tim?
Po. Ju mund të caktoni një përfaqësues për dorëzimin aplikimit në emrin tuaj. Për ta bërë këtë, ju lutem plotësoni Formulari i përdorimit të përfaqësuesit IMM 5476.
A duhet të paraqitem personalisht për të dhënë shenjat e gishtërinjve dhe fotografinë sa herë që aplikoj?
Nëse aplikoni për vizë rezidenti të përkohshëm, leje studimi dhe/ose leje pune, do të duhet të jepni të dhënat biometrike vetëm një herë çdo 10 vjet. Nëse aplikoni për qëndrim të përhershëm, do të duhet të jepni të dhënat biometrike sa herë që aplikoni. Për të zbuluar nëse ju keni nevojë të jepni të dhënat biometrike ju lutem vizitoni http://www.cic.gc.ca/english/visit/biometrics.asp.
Pasi të regjistroj të dhënat biometrike, për sa kohë do të ruhen shenjat e gishtërinjve në bazën e të dhënave?
Që nga 31 korriku 2018, të dhënat biometrike janë të vlefshme për dhjetë vjet. Nëse aplikanti ka regjistruar të dhënat biometrike në të shkuarën, ato janë të vlefshme për dhjetë vjet nga momenti i regjistrimit. Vlefshmëria e vizës ose lejes nuk mund të tejkalojë vlefshmërinë e të dhënave biometrike. Aplikantë për qëndrim të përhershëm do të duhet të japin të dhënat biometrike për çdo aplikim. Shenjat e gishtërinjve gjithashtu do të fshihen përgjithmonë nëse ju jepet shtetësia kanadeze brenda kësaj periudhe 10- vjeçare.
A duhet të jap të dhënat e mia biometrike për aplikimin tim për vizë?
Për të zbuluar nëse ju keni nevojë të jepni të dhënat biometrike ju lutem vizitoni http://www.cic.gc.ca/english/visit/biometrics.asp.
A kërkohet takim për të paraqitur të dhënat biometrike në Qendrën e Aplikimit për Vizë? Duke filluar nga data 2 Nëntor, 2019, të gjithë personat duhet të kenë lënë një takim paraprakisht, për të dhënë shenjat biometrike pranë QAV Vizë Kanadeze në Kosovë.
Për të zbuluar nëse ju keni nevojë të jepni të dhënat biometrike ju lutem shikoni http://www.cic.gc.ca/english/visit/biometrics.asp
Ju lutem vini re se VFS Global do të mbledhë të dhëna personale nga aplikantët vetëm për qëllimin e lënies së takimeve. Një deklaratë pëlqimi (formular miratimi) duhet të plotësohet nga aplikanti.
Si ta paguaj tarifën e shërbimeve e QAVK-së?
Tarifa e Qeverisë së Kanadasë mund të paguhet në internet përmes uebfaqes së IRCC duke përdorur një kartë krediti ose karte debiti nga një bankë kanadeze duke përdorur INTERAC® Online dhe të regjistrohet për banking online përmes faqes së internetit të bankës suaj. Për të paguar Tarifën e Qeverisë së Kanadasë në internet ju lutemi visitoni këtë faqe.
Si mund ta paguaj tarifën e shërbimit të Qendrës së Aplikimit të Vizave në Kanada?
Payment Instructions for Canada Visa Application Centre can be found on the Tarifat e shërbimeve tab on the Aplikoni për vizë page.
Për udhëzime të plota lidhur me tarifat e pagesave të Qeverisë Kanadeze ose të QAVK-së kliko këtu.
Çfarë ndodh pas dorëzimit të aplikimit?
Pasi të keni depozituar aplikimin në Qendrën e Aplikimit për Vizë Kanadeze, personeli i QAVK-së do të kontrollojë nëse dokumentacioni është i plotë, bazuar në kushtet e IRCC-ut, më pas, do e dërgojë aplikimin brenda ditës së nesërme të punës për llogarinë tuaj. Pasi Zyra Kanadeze e Vizave të ketë vlerësuar aplikimin tuaj, ajo do të marrë një vendim dhe do të ngjisë një pullë në pasaportën tuaj apo do t’ju dërgojë një letër ku shpjegon përse nuk mund t’ju jepet vizë. Zyra Kanadeze e Vizave do t’ia kthejë, më pas, pasaportën në mënyrë të sigurt në QAVK, e cila do t’ju informojë për këtë nëpërmjet metodës së zgjedhur të komunikimit. Ju mund të merrni përditësim edhe nga Sistemi i Gjurmimit të Aplikimit në Internet, se pasaporta juaj është gati për t’ju kthyer. Më pas, ju mund të vini në QAVK për të tërhequr pasaportën apo të organizoni kthimin e saj me anë të shërbimit korrier në adresën tuaj.
Ç’lloj vize më duhet?
Lloji i vizës që ju duhet varet nga qëllimi i udhëtimit tuaj në Kanada. Për informacione të mëtejshme mbi llojet e vizave, ju lutemi, konsultoni informacionin e gjerë që gjendet në Imigracioni, Refugjatët dhe Nënshtetësisa e Kanadasë.
Si mund të gjurmoj statusin e aplikimit tim?
Statusi i aplikimit tuaj mund të gjurmohet lehtësisht duke shkuar në rubrikën “Gjurmoni aplikimin tuaj”.
Si mund ta tërheq pasaportën time?
Për të tërhequr pasaportën, ju mund të zgjidhni:
1. Tërheqja e pasaportës personalisht ose nëpërmjet një përfaqësuesi të autorizuar në QAVK ose,
2. Të kërkoni kthimin e pasaportës përmes postës; Ju lutemi, vini re se për shërbimet e lartpërmendura do të ketë një Tarifë Shërbimi. Këtu mund të shihni hollësitë Tarifat e shërbimeve.
Çfarë dokumentacioni më duhet për të tërhequr pasaportën?
Nëse e tërhiqni personalisht pasaportën, duhet të keni me vete:
1. Dokumentin qe keni tërhequr në momentin e dorëzimit të aplikimit në Qendrën e Aplikimit për Vizë Kanadeze.
2. Dokument zyrtar identifikimi me fotografi
Sa do të zgjasë aplikimi?
Për afatet më të fundit të shqyrtimit të aplikimit, ju lutemi, vizitoni faqen e internetit të Zyrës së Vizave. Për adresën e faqes, ju lutemi, shihni rubrikën “Adresa të dobishme dhe të rëndësishme” në këtë faqe.
A duhet të kryej një intervistë në Zyrën Kanadeze të Vizave?
Jo domosdoshmërisht. Imigracioni, Refugjatët dhe Nënshtetësia në Kanada mund t’ju kërkojë të bëni intervistë në Zyrën Kanadeze të Vizave. Qendra e Aplikimit për Vizë Kanadeze do t’ju kontaktojë ose mund të kontaktoheni drejtpërdrejt nga Zyra e Vizave dhe, në të njëjtën kohë, do të njoftoheni edhe nëpërmjet përditësimit në Sistemin e Gjurmimit të Aplikimit në Internet.
Kë mund të kontaktoj për informacione të mëtejshme?
Ju mund të kontaktoni qendrën telefonike që funksionon në Qendrën e Aplikimit për Vizë Kanadeze (ju lutemi, shkoni te rubrika Na kontaktoni) ose, përndryshe, vizitoni Imigracioni, Refugjatët dhe Nënshtetësia e Kanadasë.
Çfarë shërbimesh shtesë ka në dispozicion?
QAVK-ja ofron një larmi shërbimesh shtesë për t’ju ardhur në ndihmë e për lehtësinë e aplikimit, si: fotokopjimi, shërbimi korrier, ndihmë për plotësimin e të dhënave (ndihmë për plotësimin e formularit. Për informacion të detajuar dhe tarifat, ju lutemi shihni rubrikën “Tabela e shërbimeve dhe tarifave të shërbimeve”.
Planifikoj të shkoj në Kanada për studime për më pak se gjashtë muaj, por mund të dua të zgjas studimet. Ç’lloj aplikimi duhet të paraqes?
Ju lutemi, vizitoni: https://www.canada.ca/en/immigration-refugees-citizenship/services/study-canada/study-permit/eligibility.html
Dokumentacioni
Çfarë dokumentesh më duhen për të aplikuar për vizë?
Dokumentet që kërkohen varen nga qëllimi i udhëtimit tuaj. Ju lutemi, shihni rubrikën në të “Gjithçka për vizën tuaj” dhe ndiqni adresat që shfaqen ose vizitoni faqen e internetit të Imigracionit, Refugjatëve dhe Nënshtetësisë të Kanadasë
Mund të më kërkojë Zyra Kanadeze e Vizave që të paraqes dokumente apo informacion shtesë?
Po, Zyra Kanadeze e Vizave mund t’ju kërkojë të paraqisni dokumentacion shtesë. Ju do të merrni një përditësim në Sistemin e Gjurmimit të Aplikimit në Internet dhe do të ndiqet nga një mesazh elektronik që të jemi të sigurt se keni marrë udhëzimet. Më pas, do t’ju kërkohet të paraqisni dokumentacion shtesë në Qendrën e Aplikimit për Vizë Kanadeze, e cila, më tej do t’ia dërgojë Zyrës Kanadeze të Vizave për llogari tuaj.
Dua të shkoj në Kanada si student. Cilat janë kushtet e financimit?
Kushtet e financimit për studentët varen, mes të tjerash, se sa është periudha që kërkoni të qëndroni në Kanada. Ne ju rekomandojmë që të konsultoni faqen e internetit të Imigracionit, Refugjatëve dhe Nënshtetësisë të Kanadasë për informacionet e fundit dhe për t’u siguruar se dokumentet tuaja i përmbushin këto kritere kur të dorëzoni aplikimin tuaj në Qendrën e Aplikimit për Vizë Kanadeze në Kosovë. Nëse jeni student me destinacion Provincën e Kebekut, ju duhet të shihni edhe informacionet në faqen e internetit Imigracion-Quebec.
Tarfiat e shërbimeve që ofrohen në Qendrën e Aplikimit për vizë
| Tarifat e Shërbimeve (për aplikant) | Vlera në CAD (me TVSH) | Vlera në EUR (me TVSH) |
|---|---|---|
Dërgim me postë tek aplikuesi të aplikimit/pasaportës pas ardhjes nga Zyra Kanadeze e Vizave | $22.94 | 17.45 |
Fotokopje | $0.23 | 0.15 |
Printime | $0.47 | 0.35 |
SMS | $3.00 | 2.30 |