Rezervoni një takim

Zgjidhni nga shumëllojshmëria e opsioneve për të caktuar takimin tuaj

Ju lutem hyni këtu për të caktuar një takim. Ky link do tu drejtojë tek një faqe e cila do t’ju mundësojë:

• Të caktoni një takim

• Të ndryshoni datën e një takimi

• Të anulloni një takim Ju duhet të ndiqni udhëzimet e treguara në faqe për të krijuar të dhënat tuaja të hyrjes dhe për të caktuar takimin. Ju lutem kini në vëmendje:

• VFS Global do të kërkojë informacione nga aplikantët vetëm për mbledhjen e të dhënave biometrike. Mos përfshini asnjë informacion më shumë nga çfarë kërkohet nga sistemi i caktimit të takimeve nëpër email, SMS apo mënyra të tjera të komunikimit jo të sigurt. Një formular miratimi do të jetë i detyrueshëm për aplikantët në lidhje me këtë.

• Letra e takimit do tu japë informacion të detajuar rreth datës, kohës dhe vendndodhjes së takimit, bashkë me çdo informacion tjetër të rëndësishëm.

• Ju do të duhet të vini pranë QAV 15 minuta përpara orarit në të cilin keni lënë takimin tuaj.

Ju mund të lexoni këtu, për tu informuar rreth rregullave të sigurisë pranë QAV.

Kontrolloni nëse keni nevojë për një takim para vizitës suaj

Çfarë duhet të bëni për t'i dhënë të dhënat tuaja biometrike pranë QAV-së?

Canada-Biometrics1.png

Nuk i ke dhënë kurrë të dhënat e tua biometrike?

Kontrolloni nëse duhet ti jepni këtu

Canada-Biometrics2.png

I keni dhënë tashmë të dhënat tuaja biometrike?

Kontrolloni nëse të dhënat tuaja janë ende të vlefshme këtu

Canada-Biometrics3.png

Ke marrë një letër udhëzimi biometrik (BIL) dhe nuk dini ku të shkoni?

Kontrolloni këtu se cila Qendër Aplikimi për Vizë (VAC) është më afër jush

Duke filluar nga 4 Nëntor, 2019, do të jetë e detyrueshme të caktoni një takim për dhënien e të dhënave biometrike pranë QAV në Shqipëri.

Për të zbuluar nëse ju keni nevojë të jepni edhe një herë të dhënat biometrike shikoni këtu: http://www.cic.gc.ca/english/visit/biometrics.asp.

VFS Global do të kërkojë informacione nga aplikantët vetëm për mbledhjen e të dhënave biometrike. Mos përfshini asnjë informacion më shumë nga çfarë kërkohet nga sistemi i caktimit të takimeve nëpër email, SMS apo mënyra të tjera të komunikmi jo të sigurt. Një formular miratimi do të jetë i detyrueshëm për aplikantët në lidhje me këtë.

Kriteret për një takim emergjent janë:

- Vdekja e një pjestari familjar me rezidencë në Kanada

- Sëmundje kritike e një pjestari familjar me rezidencë në Kanada

Pjestarë familjarë do të quhen:

  • bashkëshkorti/ja apo bashkëjetuesi/ja

  • fëmijët që janë në varësi të prindërve

  • fëmijët e fëmijëve që janë në varësi të prindërve

  • prind ose njerk

  • kujdestar ose tutor

Aplikantët që kërkojnë takime emergjente me qëllim dhënien e të dhënave biometrike duhet të kenë një nga dokumentet e mëposhtëm për të vërtetuar emergjencën e tyre në momentin që paraqiten ditën e takimit në QAV:

- Çertifikatë Mjeksore/Vdekje

- Letër nga qendra apo nëpunësi Mjeksor

- Letër nga Shtëpia Funerale Lutem kini në vëmendje se QAV do të raportojë te IRCC gjithë aplikantët që nuk paraqesin dokumentacionin që vërteton emergjencën ditën e takimit emergjent në QAV. IRCC mund ta marrë në gjykim një informacion të tillë teksa shqyrton aplikimin. Një takim emergjent për të dhënat biometrike nuk ndikon në kohën e shqyrtimit të aplikimit apo përgjigjen nga ana e IRCC. Lutem kini në vëmendje se caktimi i takimeve emergjente për të dhënat biometrike nuk mund të lihen përmes sistemit online. Për të caktuar një takim emergjent për të dhënat biometrike, lutemi telefononi Qendrën e Kontaktit të QAV ose vizitoni personalisht QAV.

Tarifat e Shërbimeve për Shërbimet e Ofruara në QAV

Tarifa E Shërbimeve (Për Aplikant)Shuma Në CAD (Përfshirë Tvsh-Në)Shuma Në Euro (Përfshirë Tvsh-Në)

Dërgim me postë (për dërgesë)

$15.3611.65

Dërgim me postë në Greqi, Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut (për dërgesë)

$51.3439.00

Dërgim me postë në dy drejtime

$131.79100.15

Fotokopje

$0.230.15

Printim

$0.460.35

SMS

$3.002.30