Kujdes nga oferta mashtruese pune
Ofertat mashtruese/të rreme të rekrutimit / punësimit
VFS Global ka konstatuar se individë që paraqiten si agjentë ose përfaqësues të VFS Global, i ofrojnë njerëzve munëdsi punësimi të rreme / fiktive me qëllim që të vjedhin të dhënat e tyre personale ose të kërkojnë para nga ata. VFS ju këshillon të bëni kujdes dhe të kini gjykim të mprehtë kur merrni ndonjë ofertë të tillë punësimi, e cila kërkon pagesë të ndonjë tarife / parash ose premton një vizë pune në këmbim të parave. Ofertat e punës të përmendura më lart janë krejtësisht të rreme dhe jo të vlefshme. VFS Global nuk është agjenci Rekrutimi dhe nuk ofron shërbime rekrutimi për punësim. Mashtuesit operojnë kryesisht nëpërmjet internetit, emailit, telefonit etj. Ne i paralajmërojmë njerëzit që të ruhen nga mashtrime të tilla.
Ju lutem vini re se VFS Global është një kompani e përpunimit të aplikimeve për viza dhe punon vetëm me autoritete qeveritare dhe misione diplomatike për të përmbushur kërkesat e tyre administrative për përpunimin e aplikimit për vizë. Në asnjë rrethanë VFS Global apo përfaqësuesit e saj nuk do të kërkojnë para nga individët duke i joshur apo duke i ofruar atyre mundsi punësimi në VFS Global ose jashtë saj. Nëse merrni cfarëdo lloj oferte që pretendohet të jetë nga VFS Global, dhe që ju kërkon para, këto lloj ofertash janë mashtruese.
Shenjat paralajmëruese të rekrutimit të rremë/mashtrues. Mëposhtë disa shembuj të rekrutimit të rremë që janë në kundërshtim me proceset e punës dhe ato etike të VFS Global
Email nuk është dërguar nga një adresë zyrtare e VFS Global por nga një adresë email si psh: Hotmail, Gmail, Outlook, Yahoo, etj. Ka shumë mundsi që e-mail të jetë dërguar nga një adresë email e rreme qe nuk ekziston
Ju kërkohet që të jepni informacion të rezervuar apo të dhëna personale private
Ju kërkohet të bëni intervistë nëpërmjet telefonit ose përmes programeve të komunikimit direct online
Ju kërkohet të paguani tarifa/para
Ju kërkohet të plotësoni dokumenta punësimi të rreme si për shembull aplikim për punësim apo për vizë, (Logo apo emri i VFS Global mund të fallsifikohet/fabrikohet dhe paraqitet në dokumenta pa autoritetin përkatës).
Këmbëngulje për urgjencë
Paratë do t’ju kërkohen për të procesuar Leje Pune, Aplikim për Vizë apo procese të ngjashme
Veprime të tilla mendohet te kanë për qëllim mashtrimin ose marrjen e informacioneve personale nga viktimat. Aktivitetet e këtyre individëve përfshijnë detyrime penale dhe civile. Ndërsa VFS Global e trajton një çështje të tillë seriozisht dhe rezervon të drejtën e saj për të kontaktuar agjencitë kompetente të zbatimit të ligjit për të hetuar dhe ndjekur penalisht këto aktivitete të paligjshme, shpesh është e vështirë për t’i gjetur dhe ndjekur penalisht këta individë. Prandaj, nëse ju merrni një kërkesë, qoftë me shkrim ose gojarisht, për një intervistë ose një ofertë pune që ju besoni është ose mund të jetë mashtruese ose e dyshimtë, ju lutemi t'i shpërfillni ato. Ju gjithashtu mund të verifikoni të njëjtën gjë me VFS Global në [email protected]
Nëse ju jeni në dijeni se një mashtrim është duke u kryer, ne ju inkurajojmë të kontaktoni menjëherë policinë tuaj vendore dhe/ose autoritetet kompetente dhe gjithashtu të na informoni duke raportuar mashtrimin në [email protected]
Në asnjë rrethanë, VFS Global nuk mban përgjegjësi për çdo humbje, dëmtim, shpenzim apo shqetësim që rezulton nga këta persona dhe / ose aktivitete të paautorizuara.
Tarifat e Shërbimeve për Shërbimet e Ofruara në QAV
| Tarifa E Shërbimeve (Për Aplikant) | Shuma Në CAD (Përfshirë Tvsh-Në) | Shuma Në Euro (Përfshirë Tvsh-Në) |
|---|---|---|
Dërgim me postë (për dërgesë) | $15.36 | 11.65 |
Dërgim me postë në Greqi, Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut (për dërgesë) | $51.34 | 39.00 |
Dërgim me postë në dy drejtime | $131.79 | 100.15 |
Fotokopje | $0.23 | 0.15 |
Printim | $0.46 | 0.35 |
SMS | $3.00 | 2.30 |