Rreth VFS Global
Rreth Nesh
Kush jemi ne?
Falë kontratës së firmosur me Qeverinë Qeverisë Kanadeze, VFS Global do të ofrojë shërbime mbështetje mbi aplikimin për vizë Kanadeze nëpërmjet një rrjetit të Qendrave për Aplikim për Vizë Kanadeze.
Ky rrjet global me Qendra për Aplikim për Vizë Kanadeze do të rrisë qasjen dhe do të përmirësojë shërbimet administrative tek aplikantët nëpërmjet një shërbimi të qëndrueshëm, i cili do të meret edhe me mbledhjen e të dhënave biometrike.
Qendra për Aplikim për Vizë Kanadeze do të ofrojë shërbim eksluziv për Qeverinë e Kanadasë, dhe është e autorizuar për të pranuar aplikime për të gjitha kategoritë e aplikimeve të natyrës së përkohëshmë (viza vizitori, leje pune apo shkollimi) dhe aplikimet për dokument udhëtimi për rezidentët e përhershëm të Kanadas që janë në Kosovë.
Qendra për Aplikim për Vizë Kanadeze është e autorizuar për të dhënë mbështetje në rezervim takimesh, marrjen e aplikimeve për vizë, marrje e të dhënave biometrike dhe kthimin e pasaportave në një zarf të mbyllur. Qendra për Aplikim për Viza Kanadeze jep informacion të përgjithshëm dhe shërbim administrativ vetëm në lidhje me kategoritë e aplikimeve të natyrës së përkohëshmë (viza vizitori, leje pune apo shkollimi) dhe aplikimet për dokument udhëtimi për rezidentët e përhershëm të Kanadas. Qendra për Aplikim për Viza Kanadeze nuk është e autorizuar të jap informacion, të përgjigjet pytjeve rreth aplikimeve për rezident permanent si dhe shërbimeve kosullore Kanadeze. Përfshihen këtu edhe Express Entry për emigratë të kualifikuar, mbështetjë për aplikim online, shtetësinë Kanadeze, ashtu si dhe çdo informacion rreth formularëve të aplikimit të vizave, dokumenta mbështetës apo çdo aktivitet tjetër lidhur me proçesin e aplikimt të vizave. Ju lutem të vizitoni Uebfaqja e Emigracionit, Refugjatëve dhe Shtetësisë në Kanada (IRCC) për më shumë informacion mbi ato programe. Vendimarrja për dhënie apo refuzim të vizave meret vetëm nga ana e Oficerëve të IRCC, në përputhje me ligjet dhe rregulloret e migrimit të shtetit Kanadez. Vini re, VFS Global, përfshirë këtu dhe QAVK, nuk është agjent apo përfaqesurs i shtetit Kanadez. QAVK nuk ka asnjë rol apo ndikim mbi rezultatin e aplikimit dhe nuk do të ofrojë asnjë keshillë vlerësuese. Për më shumë informacion vizitoni vfsglobal.com
Paralajmërim mbi mashtrime rreth migrimit!
Kujdes nga oferta mashtruese pune. Për me shumë informacion vizitoni këtë link.
Kush vendos nëse unë marë vize?
Aplikimi juaj për vizë do të proçesohet nga Qeveria e Kanadasë, e cila mer të gjitha vendimet ne lidhje me aplikimin tuaj. VFS Global dhe stafi i saj nuk ka asnjë rol apo influencë në rezultatin e aplikimit tuaj. VFS Global mund të japë thjesht shërbim për të garantuar që aplikim juaj është bërë dhe dorëzuar në mënyrë korrekte.
Tarfiat e shërbimeve që ofrohen në Qendrën e Aplikimit për vizë
| Tarifat e Shërbimeve (për aplikant) | Vlera në CAD (me TVSH) | Vlera në EUR (me TVSH) |
|---|---|---|
Dërgim me postë tek aplikuesi të aplikimit/pasaportës pas ardhjes nga Zyra Kanadeze e Vizave | $22.94 | 17.45 |
Fotokopje | $0.23 | 0.15 |
Printime | $0.47 | 0.35 |
SMS | $3.00 | 2.30 |