Tarifa e sherbimeve
Tarifat e shërbimit
Tarifat e Shërbimit në fuqi nga 1 maj 2026
Nëse kërkohet të jepni te dhenat biometrike si pjesë e aplikimit tuaj në IRCC, ju do të paguani një tarifë biometrike Qeverisë së Kanadasë. Pagesa e tarifës biometrike përfshin:
• Mbledhjen e shenjave të gishtave dhe një fotografie digjitale në QAV
• Dërgimin e dokumenteve tuaja, si pasaporta, midis IRCC dhe QAVku keni dhënë biometriket
Kjo do të thotë se nëse jepni te dhenat biometrike në një QAV, ju gjithashtu përfitoni një shërbim të dërgimit të dokumenteve (package transmission). Ky shërbim mbulon dërgimin e dokumenteve tuaja nga QAVku dhatë biometrikettek IRCC dhe, pasi IRCC të marrë një vendim për aplikimin tuaj, përsëri tek QAV
Ka disa përjashtime. Lexoni me kujdes për të parë nëse zbatohen për ju:
Nëse e keni përdorur tashmë një herë shërbimin e përfshirë të dërgimit të dokumenteve, do t’ju duhet të paguani tarifën e Shërbimit të Dërgimit të Paketës për të dërguar dokumente shtesë në IRCC.
Nëse e keni dhënë biometriket në një QAV dhe dorëzoni dokumentet tuaja në një QAVtjetër, do t’ju duhet të paguani tarifën e Shërbimit të Dërgimit të Paketës. Tarifa përjashtohet vetëm nëse dorëzoni dokumentet në të njëjtin QAV ku keni dhënë biometriket.
Nëse nuk keni nevojë të jepni te dhenat biometrike, do t’ju duhet të paguani tarifën e Shërbimit të Dërgimit të Paketës për të dërguar dokumentet tuaja në IRCC përmes një QAV.
Vizë Transit:
Nëse po udhëtoni tranzit nëpër Kanada për të shkuar në një vend tjetër, mund të keni nevojë të aplikoni për një Vizë Transit dhe të jepnite dhenat biometrike. Megjithatë, nuk do të duhet të paguani tarifën biometriketë Qeverisë së Kanadasë. Meqenëse nuk po paguani tarifën biometrike, do t’ju duhet të paguani tarifën e Shërbimit të Dërgimit të Paketës për të dërguar dokumentet tuaja në IRCC përmes njëQAV .
Ju mund të mos keni nevojë për një Vizë Transit kanadeze nëse po udhëtoni drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vizitoni IRCC për të mësuar më shumë rreth Vizave Transit dhe kush duhet të aplikojë: IRCC - Tranziti përmes Kanadasë.
Dorëzimi i një Aplikimi në Letër në IRCC përmes një QAV:
IRCC pranon vetëm aplikime online për shumicën e programeve të emigracionit, por ka disa përjashtime. Në disa raste, mund të dorëzoni një aplikim në letër (me ose pa biometrike) në IRCC përmes njëQAV. Dorëzimi i një aplikimi në letër përmes një QAV kërkon pagesën e tarifës së Shërbimit të Asistuar – Aplikimi në Letër
Metodat e Pagesës:
Për aplikimin tuaj IRCC dhe biometriket:
Tarifat e Qeverisë së Kanadasë për aplikimin tuaj mund të paguhen vetëm online përmes faqes së internetit të IRCC. Mësoni si të paguani këto tarifa këtu: IRCC - Si të paguani tarifat tuaja.
Shënim: Nuk mund të merrni rimbursim të pjesshëm ose të plotë të tarifave të Qeverisë së Kanadasë në QAV. Një rimbursim mund të kërkohet vetëm duke vizituar IRCC dhe duke dorëzuar një kërkesë për rimbursim. Mësoni më shumë këtu: IRCC - Kërkoni rimbursim
Për shërbimet e QAV:
• Personalisht – Me para në dorë (EUR)
• Me postë – Tarifat mund të paguhen me Transfertë Bankare në emër të “International Organization for Migration” dhe tarifat duhet të jenë VETËM në EURO.
Këtu janë detajet për transfertën bankare:
Emri i llogarisë bankare: International Organization for Migration Emri i bankës: Intesa San Paolo Bank Numri i llogarisë: 100-11-30-903 IBAN: AL66208110080000001001130903 SWIFT Code: USALALTR
Është e nevojshme të përfshihet përshkrimi “International Organization for Migration”, së bashku me emrin e shërbimit kur bëhet kërkesa për pagesë.
Ju lutemi vendosni përshkrimin saktësisht si më sipër, përndryshe transaksioni mund të refuzohet.
Tarifat e Shërbimeve për Shërbimet e Ofruara në QAV
| Tarifa E Shërbimeve (Për Aplikant) | Shuma Në CAD (Përfshirë Tvsh-Në) | Shuma Në Euro (Përfshirë Tvsh-Në) |
|---|---|---|
Dërgim me postë (për dërgesë) | $15.36 | 11.65 |
Dërgim me postë në Greqi, Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut (për dërgesë) | $51.34 | 39.00 |
Dërgim me postë në dy drejtime | $131.79 | 100.15 |
Fotokopje | $0.23 | 0.15 |
Printim | $0.46 | 0.35 |
SMS | $3.00 | 2.30 |
Tarifat e Shërbimeve për Shërbimet e Ofruara në QAV
| Tarifa E Shërbimeve (Për Aplikant) | Shuma Në CAD (Përfshirë Tvsh-Në) | Shuma Në Euro (Përfshirë Tvsh-Në) |
|---|---|---|
| Dërgesë dokumentacioni (çmimi për pako) | $126.86 | 96.40 |
| Shërbim i asistuar - Formular Online (eTA) (çmimi për formular) | $3.00 | 2.30 |
| Shërbim i asistuar – Aplikim në Letër (çmimi për aplikim) | $27.32 | 20.75 |
| Shërbim i asistuar – Skanim dokumentacioni (çmimi për faqe) | $0.83 | 0.65 |
| Vetëshërbim në terminalin kompjuterik (çmimi për orë) | $7.26 | 5.50 |
| Dërgim me postë (për dërgesë) | $15.36 | 11.65 |
| Dërgim me postë në Greqi, Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut (për dërgesë) | $51.34 | 39.00 |
| Dërgim me postë në dy drejtime (për dërgesë) | $131.79 | 100.15 |
| Fotokopje (çmimi për faqe) | $0.23 | 0.15 |
| Printim (çmimi për faqe) | $0.46 | 0.35 |
| Mesazh celular (SMS) | $3.00 | 2.30 |
*Tarifat e shërbimit përfshijnë të gjitha taksat vendore të aplikueshme dhe janë subjekt i ndryshimit sipas njoftimit të qeverisë.
**Kursi i këmbimit të Dollarit Kanadez, varet nga Qeveria Kanadeze.
Tarifat e shërbimeve të reja janë bërë aktive duke filluar nga 01 maj 2026.
Terminali i vetshërbimit QAV :
Mund t'ju duhet të prisni për të përdorur terminalin e vetëshërbimit të QAV-së nëse ka shumë vizitorë në QAV. Kohët e pritjes do të ndryshojnë.
Ju lutemi të sillni një USB flash drive portativ nëse keni ndërmend të përdorni terminalin e vetëshërbimit të QAV -së dhe sigurohuni që ta merrni me vete kur të keni mbaruar së përdoruriterminalin e vetëshërbimit . QAV do të përpiqet t'ju njoftojë nëse e lini aksidentalisht flash drive-in tuaj në terminalin e vetëshërbimit dhe do të shkatërrojë çdo pajisje që mbetet e pakërkuar brenda 48 orëve.