Çfarë ndodh në Qendrën për Aplikim për Vizë

Çfarë ndodh në Qendrën për Aplikim për Vizë

Ditën e takimit:

  • Mundohuni të vini të paktën 15 minuta përpara takimit tuaj.

  • Ju duhet të jeni personalisht i pranishëm për takimin tuaj. Nuk mund të dërgoni dikë tjetër në takim.

  • Vetëm aplikantët, kujdestarët dhe shoqërues të fëmijëve nën moshën 18 vjeç janë të lejuar të futen ne qendër.

  • Sillni një kopje të printuar të aplikimit tuaj për vizë, fletë të koduara 2D (2 kopje), faqe bio të pasaportës (2 kopje), si dhe një pasaportë të vlefshme ose dokument udhëtimi me të paktën 2 faqe të zbrazëta nga të dy anët.

  • Nëse keni aplikuar për vizë në internet, pasi të keni marrë Letrën e Udhëzimit Biometrik (BIL) sillni një kopje të printuar të Letrës suaj të Udhëzimit Biometrik (BIL), formularin e pëlqimit, si dhe një pasaportë ose dokument udhëtimi të vlefshëm me të paktën 2 faqe të të zbrazëta nga të dy anët.

  • Sillni të gjithë dokumentacionin mbështetës (kopje origjinale)

  • Nëse ju po aplikoni për një fëmijë nën moshën 5 vjeç, ai/ajo duhet të jetë gjithashtu i pranishëm gjatë takimit, por nuk do të ketë nevojë të japë shenja biometrike.

  • Fëmijët nën moshën 18 vjeç duhet të shoqërohen nga një person madhor dhe ky nuk mund të jetë stafi i VFS Global

Të Dhënat Biometrike

Duke filluar nga data 4 Nëntor, 2019, të gjithë personat duhet të kenë lënë një takim paraprakisht, për të dhënë shenjat biometrike pranë QAV.

Për të zbuluar nëse ju duhet të jepni të dhënat biometrike, ju lutem shikoni: http://www.cic.gc.ca/english/visit/biometrics.asp.

Si pjesë e proçesit të dhënies së të dhënave biometrike:

  • Do të meren shenjat tuaja të gishtërinjve dhe foto.

  • Një skaner digjital për shenjat e gishtërinjve do të mbledhë shenjat e të 10 gishtave, si dhe në të njëjtën kohë një foto digjitale do të shkrepet.

  • Foto juaj digjitale duhet të tregojë të gjithë fytyrën. Ju nuk mund të keni size djelli, size të errësuara apo mbulues koke, perveç rasteve kur mbahet për arsye feje.

  • Nëse keni lëndime të përkohshme tek gishtat tuaja, jeni të këshilluar të prisni deri sa dëmtimet të jenë shëruar.

  • Ju lutem garantoni që të mos keni dekoracion artistik të përkohshëm në duart tuaja si mehndi gjatë marjes së të dhënave biometrike, pasi pengon në proçesin e skanimit.

  • Nëse ju po aplikoni për një vizë për resident të përkohshëm, vizë studimi apo vizë pune, ju do tu duhet të jepni të dhënat tuaja biometrike një herë çdo 10 vjet.

  • Por, nëse ju po aplikoni për një rezidencë permanente, ju do tu duhet të jepni të dhënat tuaja biometrike për çdo aplikim.

  • Nëse keni aplikuar për një vizë për resident të përkohshëm, vizë studimi apo vizë pune dhe jeni të pasigurt nëse i keni dhënë të dhenat tuaja biometrike më parë, ju lutem referojuni website të IRCC, ,dhe shikoni nëse biometriket tuaja janë të vlefshme.

Proçesi i kontrollit

Në interes të sigurisë, ne rezervojmë të drejtën e të kontrolluarit në mënyrë rastësore të çantave të aplikantëve apo vizitorëve.

Stafi jonë ka të drejtën të punojë pa patur frikë nga abuzime apo presion. Kërcënime, fjalë ose sjellje abuzive drejt stafit nuk do të tolerohet në asnjë rrethanë.