Pristina
Kanade Qendra per Aplikim për Vizë operuar në partneritet me IOM
Lidhja e Pejës
Rruga 177 Prishtinë
Prishtinë, Kosovë
10000
Orari i punës
| Orët e punës | Hënë- Premte | 08:30 - 17:00 |
| Tërheqja e pasaportave | Hënë- Premte | 08:30 - 17:00 |
| Orari i hapjës | Hënë- Premte | 08:30 - 17:00 |
Ditët e punës
Gjëra që duhet ti dini
Aksesi
Të gjitha QAV kanë rampa për karrige me rrota. Aplikantët që kanë aftësi të kufizuara apo që kanë nevojë për ndihmë, kanë mundësinë të sjellin dikë që ti ndihmojë ata. Ashensoret janë gjithashtu në dispozicion në çdo moment. Ju lutem vini re, që stafi ynë do të jetë i disponueshëm per të asistuar çdo aplikant me aftësi të kufizuara.
Regullore sigurie
Ju lutemi vini se hyrja në Qendrën e Aplikimit për Vizë është e kufizuar vetëm për aplikantët dhe personat që kërkojnë informacione lidhur me procesin e aplikimit për vizë Kanadeze. Përjashtime nga kjo bëjnë vetëm:
Fëmijet e mitur, të cilët duhet të shoqërohen nga një prind ose kujdestar. Ky person nuk mund të jetë anëtar i stafit të QAV.
Personat e moshuar ose ata që kanë nevojë për asistencë për shkak të gjendjes mjekësore apo fizike. Nëse keni nevojë për asistencë, ju lutemi njoftoni sigurimin apo stafin e Qendrës së Aplikimit për Vizë kur të mbërrini.
Telefonat janë të lejuar në QAV aty ku lejohet, por duhet të jenë gjatë gjithë kohës pa zë apo në vibrim. Ju lutemi vini re se mund të ju kërkohet që të ndizi telefonin tuaj para se të hyni në QAV. Pajisjet që nuk mund të fiken/ndizen nuk lejohen. Telefoni duhet të vendoset menjëanë gjatë marrjes së shërbimeve në QAV.
Kufjet (përfshirë të gjitha llojet), laptopët dhe tabletët mund të mbahen brenda çantave personale, por nuk lejohen të përdorën benda në QAV. Këto pajisje duhet të vendosen menjëanë gjatë marrjes së shërbimeve në QAV.
Ndalohet rreptësisht në çdo formë fotografimi, regjistrimi video apo me audio.
Çdo person lejohet të sjellë në QAV një çantë personale me përmasa të lejuara për kabinën e avionit (55 cm x 35 cm x 20 cm / 21.5” x 13.5” x8”). Çantat me përmasa më të mëdha nuk lejohen dhe duhet të vendosen diku tjetër.
Materialet për duhanpirje, si çakmatët, shkrepëset, cigaret elektronike dhe vape, ndalohen rreptësisht dhe nuk lejohen në asnjë ambient në QAV, përfshirë zonat brenda ose përreth daljeve emergjente, si dhe hyrjet dhe daljet e ndërtesës.
Për arsye sigurie, artikujt e mëposhtëm nuk lejohen brenda në QAV.
Objekte të mprehta, si gërshërë, thika xhepi, vegla pune apo të ngjashme.
Armë, objekte të ngjashme me armë, apo çdo material shpërthyes/djegës, përfshirë aerosole, gaz dhe karburant.
Pajisje komunikimi si radio-lidhjëse (ëalkie-talkie), pager apo pajisje transmetimi.
Artikujt të tjerë mund të ndalohen sipas vlerësimit të stafit të sigurisë.
QAV nuk ofron shërbime për të ruajtur artikujt e ndaluar. Ju duhet të bëni vetë rregullimet e nevojshme për ruajtjen e sigurt të këtyre artikujve.
Disa QAV mund të ofrojnë garderoba apo dollapë me pagesë. Këto shërbime nuk mund të përdoren për ruajtjen e artikujve të ndaluar. Ju lutemi verifikoni me QAV para vizitës suaj.
Procedurat e kontrollimit
Në interest të sigurisë dhe mbrojtjes, ne rezervojmë të drejtën të kryejmë kontrolle të çantave dhe kontrolle personale të aplikantëve dhe vizitorëve duke përdorur skaner me rreze X, detektor metali dhe kontroll fizik, kur është e përshtatshme. Zona private kontrolli, të ndara sipas gjinisë, mund të jenë të disponueshme kur është e mundur dhe e përshtatshme.
Rikujtim
Stafi ynë ka të drejtë të punojë pa frikë nga abuzimi apo intimidimi. Fjalët, sjelljet kërcënuese apo abusive ndaj stafit tonë nuk do të tolerohen në asnjë rrethanë.