Shërbime shtesë
Shërbime shtesë
VFS Global ofron një gamë të gjerë shërbimesh që kanë për qëllim tju mundësojë një eksperiencë të lehtë dhe të këndshme në aplikimin tuaj për vizë.
Lutemi të vini re se shërbimet shtesë që ofrohen në qendër nuk janë të detyrueshme. Në rast se ju kërkoni këto shërbime ju duhet të paguani tarifat përkatëse shtesë, mbi tarifat e shërbimeve bazë të VFS Global. Për më shumë detaje mbi mënyrën se si paguhen Tarifat e Shërbimeve të QAV dhe tarifat e shërbimeve shtesë, lutem vizitoni seksionin Tarifat e shërbimeve
Mënyra e pagesës së tarifave të VFS Global: Pagesat e Tarifave të Shërbimit të Qendrës së Aplikimit për Vizë Kanadeze si dhe të shërbimeve jo të detyrueshme shtesë mund të realizohet
Personalisht – duke dorezuar mandatin që vërteton kryerjen e depozitës bankare në emër të “International Organization for Migration” në Euro
Me postë – duke përfshirë në zarf mandatin që vërteton kryerjen e depozitës bankare në emër të “International Organization for Migration” në Euro
Detajet e transfertës bankare
Titullari i llogarisë: International Organization for Migration
Emri i Bankës: Intesa San Paolo Bank
Numri i Llogarisë: 100-11-30-903
IBAN: AL66208110080000001001130903
SWIFT Code: USALALTR
Është e domosdoshme të përfshini në përshkrim “Intenational Organization for Migration” sëbashku me emrin e shërbimit të kërkuar në momentin e kryerjes së pagesës.
Lutemi përfshini përshkrimin e saktë të sipërshënuar, ndryshe transaksioni mund tju refuzohet.
Për çdo veprim pagese të kryer nga ana juaj, do t’ju lëshohet një faturë formale.
Tarifat e Shërbimeve për Shërbimet e Ofruara në QAV
| Tarifa E Shërbimeve (Për Aplikant) | Shuma Në CAD (Përfshirë Tvsh-Në) | Shuma Në Euro (Përfshirë Tvsh-Në) |
|---|---|---|
Dërgim me postë (për dërgesë) | $15.36 | 11.65 |
Dërgim me postë në Greqi, Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut (për dërgesë) | $51.34 | 39.00 |
Dërgim me postë në dy drejtime | $131.79 | 100.15 |
Fotokopje | $0.23 | 0.15 |
Printim | $0.46 | 0.35 |
SMS | $3.00 | 2.30 |
*Tarifat e shërbimit përfshijnë të gjitha taksat vendore të aplikueshme dhe janë subjekt i ndryshimit sipas njoftimit të qeverisë.
**Kursi i këmbimit të Dollarit Kanadez, varet nga Qeveria Kanadeze.
Tarifat e shërbimeve të reja janë bërë aktive duke filluar nga 01 maj 2026.
Data e aplikimit që merret parasysh për aplikimet e dërguara me postë do të jetë data kur QAV do të marë në dorëzim aplikimin. Nëse në një aplikim me postë konstatohet që në brendësi nuk ka të përfshirë pagesat e duhura, aplikanti do të telefonohet dhe do ti kërkohet që të paguajë diferencën, përndryshe aplikimi do ti kthehet pas.




