Dorëzimi personalisht
Ju lutemi, mos e dorëzoni pasaportën tuaj në QAV derisa të keni marrë një kërkesë për dorëzim pasaporte nga IRCC. Për aplikimet familjare, ju lutemi mos dorëzoni pasaporta për anëtarët e tjerë të familjes derisa të merret një kërkesë për dorëzim pasaporte të lëshuar nga IRCC për atë person specifikisht.
Për të dorëzuar pasaportën tuaj në një QAV, do t'ju duhet të paguani një tarifë shërbimi për dërgim të pasaportës, përveç rasteve kur keni dhënë shenjat biometrike në atë QAV dhe për të njëjtin aplikim dhe nuk keni dorëzuar më parë dokumente shtesë dhe/ose pasaportë për të mbështetur aplikimin tuaj aktual.
Kur dorëzoni pasaportën tuaj, ju lutemi sigurohuni që të sillni me vete dokumentet e mëposhtme në QAV:
Kërkesën për dorëzim pasaporte që keni marrë nga IRCC
Formulari e miratimit të Qendrës së Aplikimit për Vizë – Çdo aplikim duhet të ketë një formular miratimi të vetin.
4 foto me përmasa 5 cm x 7 cm nëse jeni aplikant me qëndrim të përhershëm ose nuk keni një pasaportë të vlefshme. Pas njërës nga fotot duhet vendosur vula e pastër e studios fotografike si dhe data e bërjes së fotos.
Çdo dokument ose informacion tjetër i kërkuar në kërkesën për dorëzim pasaporte nga IRCC
Pas përfundimit të procesit të dorëzimit të pasaportës, do t'ju jepet një faturë që tregon shumën totale të paguar bazuar në shërbimet shtesë që keni kerkuar pranë QAV. Fatura juaj do të përmbajë gjithashtu numrin e referencës së aplikimit dhe numrin e gjurmimit të cilat mund t'i përdorni për të gjurmuar ecurinë e pasaportës tuaj.
Aplikantët për qëndrim të përhershëm
Nëse jeni aplikant për qëndrim të përhershëm dhe aplikimi juaj është finalizuar, do të udhëzoheni të dorëzoni pasaportën tuaj, kater fotografi sipas specifikimeve të përcaktuara nga IRCC dhe Aneksin B të plotësuar gjithashtu. Ju do të duhet të kontrolloni udhëzimet që ju janë dërguar për informacion dhe udhëzim të plotë. Për të dorëzuar pasaportën tuaj në Qendrën e Aplikimit për Vizë nevojitet kryerja e pagesës së tarifës së shërbimit për dërgim të pasaportave.
Përfaqësuesit e autorizuar
Një përfaqësues i autorizuar mund të dorëzojë pasaportën tuaj personalisht në QAV në vendin tuaj. Së bashku me dokumentet e listuara më sipër, përfaqësuesi juaj i autorizuar do të duhet të sjellë me vete në QAV edhe dokumentet e mëposhtme:
Pasaporta juaj origjinale
Faqja e parë të pasaportës (2 kopje)
Formulari i miratimit i VFS Global i plotësuar siç duhet. Ju lutemi sigurohuni që të dhënat e përfaqësuesit të autorizuar të jenë plotësuara.
Tarifa e shërbimit të dërgimit të pasaportës
Nëse dorëzoni pasaportën/dokumentet tuaja në të njëjtën QAV ku keni dhëne fillimisht të dhënat tuaj biometrike dhe nuk keni dorëzuar më parë dokumente shtesë dhe/ose pasaportë për të mbështetur aplikimin tuaj aktual, nuk do t'ju kërkohet të paguani për shërbimin e dërgimit të pasaportës. Nëse informacioni më sipër nuk vlen për ju, do t'ju duhet të paguani një tarifë shërbimi për dërgimin e pasaportës në mënyrë që të dorëzoni pasaportën tuaj ose dokumente shtesë në një QAV.